Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Kozmetika
Përkujdesja ndaj trupit është e rëndësishme. Një trup i pastër dhe i kuruar është i shëndetshëm dhe rrezaton forcë. Por nuk është kjo e vetmja arsye që e bën të rëndësishme mirëmbajtjen dhe higjienën - kurimi i trupit është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe ndikon ndjeshëm edhe në gjendjen tonë shpirtërore. Sepse sa më shumë që kujdesemi për trupin tonë aq më mirë ndihemi edhe shpirtërisht. Një trup i kuruar është një trup i respektuar, një ndjesi e mirë shpirtërore që rrit vetëvlerësimin – vetëkuptohet, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta definojmë veten tonë dhe të tjerët vetëm nga pamja fizike. Por në fund të fundit është kështu, ne jemi prej shpirti dhe mishi dhe ajo që quhet kulturë e të gjitha formave për shpirtin, përkthehet në mirëmbajtje, stoli dhe shëndet për trupin.
Ju keni shumë mundësi për të kuruar trupin tuaj. Nga dushi i përditshëm tek pastrimi i dhëmbëve, lyerja me krem, përkujdesi për flokëve dhe thonjve e deri tek përkujdesja speciale për buzët me anë të buzëkuqit, ujërave me aromë dhe produkteve me ngjyrë për fytyrën. Qerpikët artificialë, rimeli, lapsi i zi i syve dhe produkte të ngjashme ndihmojnë veçanërisht femrat që të rrisin ndjesinë e të qenit mirë. Ne jemi aq të bukur, sa të bukur ndihemi së brendshmi – dhe pikërisht për këtë na nevojiten produktet e kozmetikës. Në dyqanin tonë online ju do të gjeni një sërë produktesh që do t’u shërbejnë për mirëmbajtjen e trupit – veçanërisht përsa i përket fytyrës suaj.