Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Konad Stamping
Duart janë erotike, ato janë simboli i feminitetit, i estetikës dhe prandaj ato duhen kuruar dhe modeluar. Kura bazë e lëkurës dhe thonjve është absolutisht thelbësore, gjithashtu edhe modelimi estetik i thonjve në forma dhe ngjyra nuk duhet neglizhuar. Thonj të bukur dhe të modeluar me shije, janë dëshira e çdo gruaje, dhe zgjidhja më e mirë për këtë janë produktet Konad – prodhuesi lider në treg për Nail Art. Konad Nail Art gjendet si në studiot profesionale të thonjve ashtu dhe në institutet e kozmetikës por edhe në tualetet private të shndërruara në sallone bukurie. Sepse prodhuese i mban premtimet: produkte me bukuri unike, që janë të thjeshta në përdorim dhe që përmbushin kriteret maksimale të higjienës, të pa rrezikshme dhe cilësore. Nail Art nga Konad ju jep duarve tuaja pamje unike, estetike dhe femërore.
Konad prodhon tamponë, shabllone, manikyr, pulla, broshura me informacion dhe të gjithë aksesorët që ju nevojiten. Shabllonet që ne ofrojmë duhet të sistemohen tek mbajtësi përkatës të cilin ju mund ta merrni tek ne ashtu si të gjitha pajisjet e tjera dhe udhëzimet për modelimin e thonjve të bukur. Këtu ju keni mundësi të merrni produkte të veçanta por nëse dëshironi edhe të gjithë setin apo Kits – të gjitha dëshirat tuaja do të bëhen realitet. Artikujt e Konad janë të sinkronizuar me njëri-tjetrin dhe të japin mundësi kombinimi – kompletim i plotë nga një prodhues i vetëm që garanton rezultatet më të mira si për fillestarët ashtu edhe për profesionistët.