Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Pluhur vezullues
Kontraste të lehta ngjyrash, efekte të vogla vezulluese dhe një larmi e pafundme ngjyrash:
ja ëndrra e çdo artisti. Dizenjimi i thonjve është një art mbi një sipërfaqe shumë të vogël, është një art fizik dhe nuk është thjeshtë dhe vetëm stolisje. Ai është një art i përkohshëm dhe kjo shpjegon edhe joshjen e veçantë që karakterizon thonjtë e modeluar. Thonjtë artificialë mund të modelohen duke përdorur një larmi materialesh, ato mund ti përshtaten çdo luku dhe rasti, duke e bërë pamjen tuaj edhe më të veçantë. A nuk ëndërroni ndonjëherë, të keni shkëlqimin e yjeve të natës mbi thonjtë tuaj, të mbani të fiksuar momentin e një estetike të thjeshtë dhe ta keni atë tuajën të paktën për një kohë të shkurtër? Pluhuri me shkëlqim Nailart ju jep këtë mundësi. Ky pluhur i imët vezullues mund të aplikohet shumë lehtë mbi thonjtë tuaj artificialë apo natyralë, ju mund ta realizoni atë vetë në shtëpi ose të shkoni në një studio thonjsh. Pluhuri me shkëlqim Nailart aplikohet mbi manikyr para se ky i fundit të jetë tharë dhe pas tharjes së manikyrit ai nuk bie më. Pluhuri me shkëlqim gjendet në shumë ngjyra të ndryshme, një ngjyrëshe ose i përzier, me xixa, në ngjyra neoni, fluoreshente, i bardhë, metalike, në ngjyra ari apo argjendi, e bardhë e thjeshtë, me shkëlqim ose mat. Për momentet më vezulluese të jetës së një gruaje!
Ne ju garantojmë cilësi të lartë dhe çmime të mira (çmimi është edhe në varësi të sasisë që do të blini, pasi pluhuri me shkëlqim gjendet edhe në paketime të mëdha). Pluhuri me shkëlqim Nailart vjen direkt nga prodhuesi.