Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Shirita vezullues
Aksesorët e vegjël, materialet e ndryshme apo stolitë i shndërrojnë thonjtë artificialë në vepra arti. Ndërkohë që thonjtë natyralë sa më të ndjeshëm janë aq më shumë dekorohen, tek thonjtë artificialë gjithçka është e mundur. Ato mund të jenë me shkëlqim, me xixa, me shumë ngjyra, të modelohen në tredimensional apo të kenë piercing. Ornamentet, xixat dhe gurët që vendosen mbi thonjtë artificialë e bëjnë dizenjimin e thonjve një art fin. Kushti i vetëm: figura juaj duhet të jetë e kombinuar. Dora e një femre është shumë e bukur për tu shëmtuar me thonj të dizenjuar keq. Madje dizenjoja e thonjve duhet të jetë e sinkronizuar me karakterin e gjithsecilit. Nuk duhet të jetë e ekzagjeruar por nga ana tjetër nuk duhet të jetë as më e thjeshtë seç duhet. Fijet Flitter Nailart janë fije të holla vezulluese që vendosen mbi thonjtë artificialë.
Fijet Flitter janë të pa dëmshme, ato vijnë direkt nga prodhuesi dhe janë prodhuar me kujdes të veçantë. Ato janë të thjeshta në përdorim: Fijet Flitter Nailart vendosen mbi manikyr apo mbi xhelin UV para se këto të thahen. Ato mund të përdoren edhe nëse keni thonj artificialë. Sapo manikyri apo xheli të jetë tharë, fijet Flitter janë fiksuar dhe janë të sigurta. Ato nuk ju bëhen pengese në të përditshmen tuaj pasi ato humbasin plotësisht në dizenjo – në studiot e thonjve ato gjenden kryesisht si thonj të gatshëm. Fijet e thjeshta gjenden në shumë ngjyra dhe modele të ndryshme, një ngjyrëshe, me xixa, në ngjyrat e ylberit, në ngjyrë metalike si dhe në përzierje ngjyrash.