Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Shtresa me xixa
Thonjtë e modeluar në mënyrë individuale janë të mrekullueshëm. Ju mund të tërhiqni vëmendjen e kujtdo, të nxirrni në pah duart tuaja elegante dhe të rafinuara apo thjeshtë të dukeni femërore. Nuk është e thënë që ju të keni gjithmonë thonj të lyer me një manikyr me ngjyrë natyrale, i cili shkëlqen – ndonjëherë mund të përdorni edhe diçka me më shumë ngjyrë, diçka më kreative më individuale dhe ekstravagante. Nailart Flakes ju ofron diçka të tillë pa e ekzagjeruar me pamjen tuaj. Ajo që i bën kaq speciale Flakes është mënyra sesi ato thyejnë dritën. Ngjyrat e lehta ruajnë ngjyrën natyrale të thoit dhe nxjerrin në pah shkëlqimin e Highlights të cilat nuk mund të realizohen në një modelim të sheshtë. Ju mund të zgjidhni ndërmjet dhjetë ngjyrave vezulluese të cilat i përshtaten pothuaj çdo forme dore. Por në faqen tonë të internetit ju mund të gjeni edhe Nailart Flakes me ngjyrë të bardhë vezulluese, e përshtatshme sidomos për raste të veçanta ku ju duhet të shkëlqeni. Nëse preferoni diçka me shumë ngjyra atëherë ne ju rekomandojmë të realizoni një miks – të gjitha ngjyrat së bashku të balancuara në peshë.
Nailart Flakes vendosen në manikyr apo në xhelin UV para se këto të thahen. Sapo masa është tharë atëherë Nailart Flakes janë fiksuar dhe janë të sigurta. Nuk ka rëndësi nëse do të përdorni manikyr apo xhel mbi thonjtë tuaj natyralë apo artificialë. Flakes janë të përshtatshme për të dyja rastet dhe nuk kanë nevojë për ndonjë pajisje teknike të veçantë. Ato mund të përdoren nga një dizenjues amator i apasionuar dhe i duruar njësoj si nga një estetist apo profesionist i vërtetë në një studio thonjsh.