Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Limë thonjsh
Kur shikoni rezultatin kreativ përfundimtar të thonjve artificialë, është pothuaj e pamundur të merrni me mend se sa shumë punë fshihet pas tyre. Një arsye më shumë për të vizituar një studio profesionale thonjsh apo për t’i besuar dorës së një dizenjuesi thonjsh. Të ngjitësh thonjtë artificialë dhe më pas ti lyesh me manikyr është vetëm një ndër shumë hapat e tjerë të këtij procesi. Që të realizoni modelim optimal të thonjve tuaj ju nevojiten aksesorët e duhur. Kështu me pak praktikim ju mund ti realizoni modelet e thonjve edhe vetë në shtëpi. Por për ta bërë këtë ju nevojiten aksesorë të përshtatshëm Naildesign të një cilësie të shkëlqyer. Dhe kjo fillon qe tek përzgjedhja e duhur e një lime cilësore. Gjithashtu ju duhet të dini që limat që përdoren për thonjtë artificialë nuk mund të përdoren për thonjtë natyralë dhe anasjelltas. Për shembull limat e xhamit kanë sipërfaqe shumë të imët, ato presin thoin me shumë butësi dhe shmangin plasaritjet e tij. Shumë të mira janë dhe limat me aromë, të cilat si lima ranore jo vetëm që punojnë mirë thoin por edhe përhapin një aromë të këndshme. Nëse ju dëshironi të pastroni thonjtë tuaj apo ti smeriloni ato atëherë duhet ta bëni këtë vetëm duke përdorur një buffer të përshtatshëm për dizenjim thonjsh. Këtu do të gjeni edhe aksesorët e duhur që përdoren për përgatitjen e thoit para se të vendosni thonjtë artificialë, si p.sh limat në formë cilindri me 25 sipërfaqe.