Ndihmë Hotline ynë: +49 (0) 2421/3889982
Gjuhë: English Deutsch Italiano Française Español Português Nederlandse Suomalainen Slovenčina Čeština Svenska Dansk Slovenščina Русский Română Ελληνικά Latviešu Polska Magyar العربية Bosanski Norsk Български Shqip Hrvatski Lietuvos 中文 Türkçe Eesti Српски Українська
Vendin e destinacionit tuaj:

Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.

Ju jeni këtu: Seti startues

Seti startues

Rradhit nga: Titull Çmimi
NDED paketë surprizuese Seti startues
37,82 € - 45,38 € *
Rradhit nga: Titull Çmimi
Ju lutem zgjidhni duhur nën-kategori të Seti startues:
Sete xhel UV Thonjtë e kuruar mirë janë stolia e duarve të çdo femre. Ata mund të shndrisni si argjend, të theksojnë ngjyrat, të vendosin nuanca vezulluese apo të nxjerrin në pah elegancën e figurës suaj si dhe të tërheqin shikimin e të tjerëve, e thënë ndryshe...
Sete akriliku Nëse për shkak të stresit të vazhdueshëm thonjtë tuaj e kanë humbur shkëlqimin e tyre natyral dhe duken të topitur dhe të thyer, atëherë ata kanë nevojë për relaksim. Manikyri, xheli, tretësit dhe ngjitësi ndikojnë negativisht tek thonjtë duke i tharë...
Sete provë Realizimi i thonjve artificialë nuk është i thjeshtë dhe ju duhet të ushtroheni për këtë. Nëse nuk jeni të sigurt nëse doni apo jo të mësoni vërtetë dizenjimin e thonjve artificialë atëherë mos blini një set të shtrenjtë me sasi të madhe xhelrash apo...

Setet për dizenjimin e thonjve ju ofrojnë gjithçka që ju nevojitet për një dizenjim profesional thonjsh. Setet janë organizuar në mënyrë aq praktike sa edhe ata që janë fillestarë në fushën e dizenjimit të thonjve mund të punojnë me lehtësi dhe kanë në dispozicion të gjitha materialet që ju nevojiten. Nga ana tjetër si ata që kanë studio profesionale thonjsh edhe ata që për nga profesioni janë artistë thonjsh duhet të mbulojnë kostot e tyre: materialet e përdorura janë të një cilësie shumë të lartë dhe i përgjigjen standardeve evropiane në të gjitha kuptimet. Këto produkte nuk lënë asnjë dëshirë tuajën pa realizuar, ato vijnë direkt nga prodhuesi, prandaj ne jemi në gjendje tu garantojmë një raport të mirë çmim – cilësi.

Ju do të gjeni në dyqanin tonë online setet e ndryshme për dizenjimin e thonjve, sigurisht që ne kemi bërë një grupim praktik gjithçka në një kuti për të gjitha nevojat tuaja. Përkrah seteve të xhelit dhe seteve të akrilikut të linjës së produkteve Vylet Nails ju do të gjeni edhe sete me produkte xheli nga Nail Art Design, sete me produkte akriliku nga Naildesign, një set rimbushës të firmës Nail Art Design dhe sigurisht mostra me dizenjo thonjsh. Setet janë të pajisura me aparatin forcues me Timer, të gjitha materialet dhe veglat e nevojshme. Ju mund të merrni gjithashtu edhe tipsa dhe ngjitëse të një cilësie të mirë, të cilët janë dhe të sinkronizuar me materialet e tjera. Këto sete janë veçanërisht atraktive për të pajisur studiot e reja të thonjve. Ashtu si pothuaj tek të gjithë produktet e tjera të sortimentit tonë, edhe tek këto sete niveli i çmimeve lëviz në varësi të porosisë, d.m.th çmimet e blerjes me shumicë janë më të leverdishme se ato të blerjes me pakicë.


Asnjë Artikuj mund të jetë që përputhet me kriteret e kërkimit tuaj. Ju lutemi të vini një fjalë të ndryshme kërkimi dhe provoni përsëri.
A keni një sugjerim për një artikull të ri? Ju jeni të mirëpritur të na tregoni.