Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
Sete provë
Realizimi i thonjve artificialë nuk është i thjeshtë dhe ju duhet të ushtroheni për këtë. Nëse nuk jeni të sigurt nëse doni apo jo të mësoni vërtetë dizenjimin e thonjve artificialë atëherë mos blini një set të shtrenjtë me sasi të madhe xhelrash apo produktesh akriliku por blini një mostër ekonomike në sasi të vogël me të gjitha produktet që ju nevojiten, kështu ju mund thelloheni disi më shumë në këtë fushë.
Ne ju ofrojmë dy sete xhelrash, që përmbajnë produkte të ndryshme të cilët ju mund ti blini me pak para. Kush ka dëshirë të punojë në këtë materie dhe të mbledhë eksperiencat e para në fushën e thonjve me xhel, duhet të marrë në konsideratë setin ekonomik – pajisjet e kushtueshme për forcimin e shpejtë të thonjve, veçanërisht për dekorimin e tyre apo stolitë dhe veglat për mirëmbajtjen e thoit nuk janë të përfshira në këtë set, pasi këto objekte nuk janë të nevojshme për realizimin e thonjve me xhel.
Në dispozicionin tuaj është vënë edhe një set me anë të të cilit ju mund të
njiheni me modelet e thonjve që punohen me akrilik. Mostra praktike përfshin
primer, pluhurin e çelët të akrilikut, lëngjet dhe 10 tipsa. Ky set ka përmasat
e duhura për tu ushtruar dhe tu njohur me këtë fushë.
Veçantia e setit tonë testues qëndron në cilësinë e produkteve që ai përmban, e
cila është e njëjtë me atë të të gjitha produkteve tona. Këto nuk janë sete
testuese me çmime të leverdisëshme dhe cilësi jo të mirë, të cilat ju
vështirësojnë jetën por për më tepër dizenjuesit profesionistë, studiot e mëdha
dhe atelietë kanë marrë përfaqësinë e produkteve tona falë këtyre produkteve
testuese të asortimentit tonë, qëllimi i kësaj është që ato të mësohen të
punojnë me shumëllojshmërinë e produkteve që ne ofrojmë. Ju mund ti porosisni
këto mostra edhe thjeshtë për të provuar vetë në shtëpi realizimin e thonjve
artificialë!