Kategoritë
Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.
American Line
American-Line-Nails janë dizenjo thonjsh nga më të bukurat, të cilat plotësojnë çdo dëshirë tuajën. Me ngjyra, trendi, me shumë ngjyra, me efekte vezulluese, në nuanca metalike apo neoni, gjithçka është e realizueshme. Xheli që përdoret për realizimin e American Nails është i qëndrueshëm dhe pas tharjes me rrezatim UV ai bëhet edhe më rezistent. Gjithçka është e lehtë me këto thonj, ato i bëjnë ballë edhe sforcimeve fizike.
Nuk është e thënë që thonjtë tuaj të jenë gjithmonë me ngjyra të forta dhe flakëruese - American-Line-Nails lejojnë edhe një luk më të thjeshtë. Nëse ju jeni më afër tonaliteteve të pastelit, më afër elegantes ose më afër një dizenjoje të thjeshtë me manikyr French, American-Line-Nails bën realitet edhe këtë dëshirë tuajën. Hidhni një sy në faqen tonë. Ju do të shokoheni nga larmia e ngjyrave të American Nails. Të gjitha xhelrat me ngjyra janë xhelra UV, ato thahen plotësisht. Dhe vetëkuptohet që të gjithë produktet janë të sinkronizuar me njëri – tjetrin. Të gjitha xhelrat e American Nails janë të sinkronizuar me njëri – tjetrin në mënyrë që ju të keni mundësi të përdorni me lehtësi të gjitha produktet e një prodhuesi.
Ajo që ndoshta ju nuk dini është se: xhelrat që përdoren në American Nails përftohen nga hulumtimi i polimerit. Kjo shkencë përgjithësisht nuk merret me produktet Beauty por me studimin e polimereve, pra me plastikën, e cila falë karakteristikave të saj mund të përdoret në teknikë dhe në jetën tonë të përditshme. A u kishte shkuar ndonjëherë mendja se xheli juaj UV do të ishte prodhuar nga i njëjti laborator kërkimor nga i cili është prodhuar edhe veshja e kompjuterit tuaj?