Ndihmë Hotline ynë: +49 (0) 2421/3889982
Gjuhë: English Deutsch Italiano Française Español Português Nederlandse Suomalainen Slovenčina Čeština Svenska Dansk Slovenščina Русский Română Ελληνικά Latviešu Polska Magyar العربية Bosanski Norsk Български Shqip Hrvatski Lietuvos 中文 Türkçe Eesti Српски Українська
Vendin e destinacionit tuaj:

Produktet e shënuar me këtë logo janë çertifikuar nga TUV SUD.

Vylet Nails Revolution

Rradhit nga: Titull Çmimi
Rradhit nga: Titull Çmimi

Thonjtë artificialë janë diçka fine. Ata janë relativisht të qëndrueshëm, rezistentë dhe me ta mund të realizosh shumë gjëra që për thonjtë natyralë do të ishin shkatërruese. Nuk duhet harruar që ata shërbejnë edhe për të mbrojtur thonjtë natyralë, të cilët në shumicën e rasteve pavarësisht nga përkujdesja dhe mirëmbajtja vuajnë nga manikyri, xheli shkëlqyes, përdorimi i limës apo nga trajtime të tjera të ngjashme. Por nuk është kusht që thonjtë artificialë të duken si thonj artificialë – ju mund të përzgjidhni edhe një luk natyral. 

Vylet-Nails-Revolution do të thotë thjeshtëzim ekstrem i procesit të modelimit të thonjve artificialë falë serisë së xhelrave UV.  Këto xhelra bëjnë të mundur modelimin e shtresave shumë të holla dhe fine, të cilat qëndrojnë kaq natyrshëm mbi thonjtë natyralë dhe nuk formojnë “thonj të trashë” siç ndodh rëndom në dizenjot e thonjve. Vylet-Nails-Revolution do të thotë thonj të hollë, që qëndrojnë mbi thonjtë natyralë gati pa u ndier, thonj rezistencë ashtu si thonjtë e tjerë artificialë dhe thonj që lejojnë çdo dizenjo mjafton të keni imagjinatë. Përveç xhelrave të thjeshtë me ngjyra ne mund t’ju ofrojnë edhe xhelra me ngjyra në dizenjo metalizato, me efekte vezulluese, me xixa, në ngjyrë ari, argjendi apo bakri si dhe në ngjyra neoni dhe pasteli.  Sigurisht që me Vylet-Nails-Revolution ju mund të realizoni edhe një luk të thjeshtë si për shembull një manikyr French, një lyerje të thjeshtë një ngjyrëshe e cila e bën pamjen tuaj edhe më natyrale.

Vylet-Nails-Revolution përfaqëson një seri produktesh të sinkronizuar në mënyre perfekte me njëra-tjetrën. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për modelimin e thonjve tuaj të xhelit – madje me shumë se kaq! Hidhni një sy në faqen tonë dhe jepini krahë fantazisë suaj.


Asnjë Artikuj mund të jetë që përputhet me kriteret e kërkimit tuaj. Ju lutemi të vini një fjalë të ndryshme kërkimi dhe provoni përsëri.
A keni një sugjerim për një artikull të ri? Ju jeni të mirëpritur të na tregoni.